free hit counter Dhjetë të vdekur, mes tyre pesë fëmijë - pasi një veturë përfundoi në liqen në Brazil - FRESH

Dhjetë të vdekur, mes tyre pesë fëmijë – pasi një veturë përfundoi në liqen në Brazil

Dhjetë persona kanë humbur jetën pasi një veturë me shumë udhëtarë doli nga rruga dhe përfundoi në një liqen, në një zonë rurale të komunës Barra Mansa, në shtetin brazilian të Rio de Janeiros.Aksidenti ndodhi në orët e para të së dielës, pasi një kalimtar i rastit njoftoi autoritetet për një veturë të zhytur në ujë, transmeton Telegrafi.Sipas një deklarate të qeverisë së shtetit të Rio de Janeiros, të cituar nga AFP, viktimat kishin ndërruar jetë para se të nxirreshin nga automjeti.Autoritetet konfirmuan se në mesin e të vdekurve janë pesë të rritur dhe pesë fëmijë.

Disa media braziliane raportuan se mes viktimave ishte edhe një foshnjë vajzë, ndërsa identitetet e tyre ende nuk janë bërë publike.Ekipet e emergjencës u dërguan në vendin e ngjarjes, ku zjarrfikësit, me ndihmën e dy zhytësve, arritën të nxirrnin trupat nga vetura e fundosur.Autoritetet lokale e kanë cilësuar ngjarjen si aksident, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.

Sipas mediumit G1, i cili citon një familjar, të dhjetë viktimat i përkisnin së njëjtës familje.Rajoni i Rio de Janeiros u përfshi nga reshje të dendura shiu të shtunën, të cilat shkaktuan përmbytje në disa rrugë, përfshirë edhe zona turistike si Copacabana.

UDHËTO LIRË.
UDHËTO KOMOD.

Rezervo online shpejt, lehtë dhe pa stres.

✓ Makina të pastra
✓ Shërbim profesional
✓ Çmime të arsyeshme

Related Posts

Haradinaj ‘dridhë’ vendin me deklaratë, sapo zbuloi këtë gjë

Haradinaj ‘dridhë’ vendin me deklaratë, sapo zbuloi këtë gjë Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e atëhershëm të Punëve të Brendshme,…

Lajm aspak i mirë për kosovarët që planifikojnë të marrin vizë pune për Gjermani

Lajm aspak i mirë për kosovarët që planifikojnë të marrin vizë pune për Gjermani Qytetarët e Kosovës që synojnë të punojnë në Gjermani mund të përballen me…

“Ta nanën krejt ata që…”, Çartet Nasim Haradinaj e shan me nënë

“Ta nanën krejt ata që…”, Çartet Nasim Haradinaj e shan me nënë Nasim Haradinaj reagon ashpër ndaj Arjan Konomit pas krahasimit të protestave në Tiranë me ato…

Topalli përmend emra të shqiptarëve që “ishin të lidhur me UDB-në”

Topalli përmend emra të shqiptarëve që “ishin të lidhur me UDB-në” Ish-veprimtari Faton Topalli ka përmendur emra të personave shqiptarë për të cilët ka pretenduar se kishin…

Berat Buzhala: Koalicioni i “hejterave” po amniston Rusinë, vetëm për të fajësuar Edi Ramën

Berat Buzhala: Koalicioni i “hejterave” po amniston Rusinë, vetëm për të fajësuar Edi Ramën Gazetari Berat Buzhala ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke ngritur…

“NUK KA PUSHTUES, KUSHDO QË TË JETË AI, QË MUND T’I KETË BËRË KOSOVËS MË SHUMË DËME SE KY KRYEMINISTËR”

“NUK KA PUSHTUES, KUSHDO QË TË JETË AI, QË MUND T’I KETË BËRË KOSOVËS MË SHUMË DËME SE KY KRYEMINISTËR” Analisti Baton Haxhiu ka dhënë deklarata të…