free hit counter Lajm aspak i mirë për kosovarët që planifikojnë të marrin vizë pune për Gjermani - FRESH

Lajm aspak i mirë për kosovarët që planifikojnë të marrin vizë pune për Gjermani

Lajm aspak i mirë për kosovarët që planifikojnë të marrin vizë pune për Gjermani

Qytetarët e Kosovës që synojnë të punojnë në Gjermani mund të përballen me më pak mundësi përmes procedurave të lehtësuara të punësimit, pasi Qeveria gjermane planifikon ta përgjysmojë kuotën vjetore për punëtorët nga Ballkani Perëndimor.

Sipas planit, nga janari i vitit 2027, numri i personave që mund të përfitojnë nga e ashtuquajtura “Rregullorja për Ballkanin Perëndimor” do të ulet nga 50 mijë në 25 mijë në vit për të gjitha vendet e përfshira, mes tyre edhe Kosova.Kjo rregullore, e cila është në fuqi që nga viti 2016, u mundëson qytetarëve të Kosovës të punësohen në Gjermani përmes procedurave të lehtësuara, përfshirë edhe në profesione që nuk kërkojnë domosdoshmërisht kualifikim formal.

Sipas Agjencisë Federale të Punësimit në Gjermani, në shtator të vitit 2026 rreth 546 mijë shtetas nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, ishin të punësuar dhe paguanin kontribute të sigurimeve shoqërore. Numri i tyre është rritur për rreth 170 mijë gjatë pesë vjetëve të fundit.

Megjithatë, kuota aktuale prej 50 mijë personash në vit nuk ka qenë e mjaftueshme për të përmbushur të gjitha kërkesat. Ajo është tejkaluar që në vitin 2025 dhe pritet të shterohet sërish para përfundimit të vitit 2026.Për këtë arsye, Agjencia Federale e Punësimit ka kërkuar që kuota të mbetet në nivelin aktual, duke argumentuar se skema ka ndihmuar në integrimin e punëtorëve nga rajoni në tregun gjerman të punës.

Sipas Vanessa Ahujas, anëtare e Bordit të Agjencisë për Përfitimet dhe Çështjet Ndërkombëtare, 53 për qind e punëtorëve të përfshirë në këtë skemë, rreth 287 mijë persona, janë të punësuar në pozita që kërkojnë aftësi profesionale. Rreth 45 për qind e tyre punojnë në profesione ku Gjermania përballet me mungesë të fuqisë punëtore.

Ahuja ka paralajmëruar se përgjysmimi i kuotës mund t’ua vështirësojë kompanive gjermane rekrutimin e punëtorëve, veçanërisht në sektorët e ndërtimtarisë, transportit, logjistikës, gastronomisë dhe kujdesit shëndetësor.

Nëse plani zbatohet, qytetarët e Kosovës do të kenë më pak mundësi për të përfituar nga kjo skemë, sidomos në rastet kur kuota për muajin përkatës dhe shtetësinë e aplikuesit është shteruar.

Megjithatë, ndryshimi i planifikuar nuk nënkupton ndalimin e punësimit të kosovarëve në Gjermani, pasi mbeten në dispozicion edhe rrugë të tjera ligjore për migrim dhe punësim.

UDHËTO LIRË.
UDHËTO KOMOD.

Rezervo online shpejt, lehtë dhe pa stres.

✓ Makina të pastra
✓ Shërbim profesional
✓ Çmime të arsyeshme

Related Posts

Haradinaj ‘dridhë’ vendin me deklaratë, sapo zbuloi këtë gjë

Haradinaj ‘dridhë’ vendin me deklaratë, sapo zbuloi këtë gjë Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e atëhershëm të Punëve të Brendshme,…

“Ta nanën krejt ata që…”, Çartet Nasim Haradinaj e shan me nënë

“Ta nanën krejt ata që…”, Çartet Nasim Haradinaj e shan me nënë Nasim Haradinaj reagon ashpër ndaj Arjan Konomit pas krahasimit të protestave në Tiranë me ato…

Topalli përmend emra të shqiptarëve që “ishin të lidhur me UDB-në”

Topalli përmend emra të shqiptarëve që “ishin të lidhur me UDB-në” Ish-veprimtari Faton Topalli ka përmendur emra të personave shqiptarë për të cilët ka pretenduar se kishin…

Berat Buzhala: Koalicioni i “hejterave” po amniston Rusinë, vetëm për të fajësuar Edi Ramën

Berat Buzhala: Koalicioni i “hejterave” po amniston Rusinë, vetëm për të fajësuar Edi Ramën Gazetari Berat Buzhala ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke ngritur…

“NUK KA PUSHTUES, KUSHDO QË TË JETË AI, QË MUND T’I KETË BËRË KOSOVËS MË SHUMË DËME SE KY KRYEMINISTËR”

“NUK KA PUSHTUES, KUSHDO QË TË JETË AI, QË MUND T’I KETË BËRË KOSOVËS MË SHUMË DËME SE KY KRYEMINISTËR” Analisti Baton Haxhiu ka dhënë deklarata të…

E vërteta e madhe! Kurti nis njerëz për të rrëzuar Ramën? Enver Bytyçi zbulon prapaskenat!

E vërteta e madhe! Kurti nis njerëz për të rrëzuar Ramën? Enver Bytyçi zbulon prapaskenat! A po përpiqet Albin Kurti të ndikojë në largimin e Edi Ramës…