free hit counter SHBA godet fort në OKB: Mbylleni UNMIK-un, koha e tij ka përfunduar dhe nuk ka më vend në Kosovë - FRESH

SHBA godet fort në OKB: Mbylleni UNMIK-un, koha e tij ka përfunduar dhe nuk ka më vend në Kosovë

SHBA godet fort në OKB: Mbylleni UNMIK-un, koha e tij ka përfunduar dhe nuk ka më vend në Kosovë

Zëvendëspërfaqësuesja e misionit amerikan në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka deklaruar se progresi afatgjatë në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë varet nga Prishtina dhe Beogradi, e jo nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ku po diskutohet raporti gjashtëmujor i shefit të UNMIK-ut, Bruce u bëri thirrje të dyja palëve të tregojnë përmbajtje, të ndërmarrin hapa konkretë për ndërtimin e besimit dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog.

Ajo tha se presidenti amerikan, Donald Trump, i admiron të dyja vendet dhe dëshiron paqe, stabilitet dhe prosperitet në Ballkan.

“Paqja midis Kosovës dhe Serbisë është jo vetëm esenciale. Presidenti Trump admiron të dyja vendet dhe dëshiron paqe, stabilitet dhe prosperitet. Në këtë drejtim, u bëjmë thirrje të dyja palëve të tregojnë përmbajtje, të bëjnë hapa praktikë drejt ndërtimit të besimit dhe ruajtjes së stabilitetit dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog”, deklaroi Bruce, raporton Klankosova.tv.

Ajo theksoi se progresi afatgjatë duhet të vijë nga vetë Kosova dhe Serbia.

“Progresi afatgjatë do të vijë nga Prishtina dhe Beogradi, e jo nga Këshilli i Sigurimit”, tha ajo.

Bruce kërkoi gjithashtu mbylljen e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), duke argumentuar se mandati i tij nuk i përgjigjet më realitetit aktual në vend.

Sipas saj, Kosova e sotme dallon ndjeshëm nga ajo e vitit 1999, ndërsa prania e KFOR-it, Bashkimit Evropian, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe agjencive të tjera të OKB-së ofron mekanizma më të përshtatshëm për kryerjen e detyrave që kanë mbetur në mandatin e UNMIK-ut.

“Ne vëzhgojmë me një mision të tejkaluar. Nuk mund të pretendojmë se misioni ka ndonjë rol të konsiderueshëm në qeverisjen e Kosovës”, tha Bruce.

Ajo e cilësoi UNMIK-un si një mision me shumë staf, por pa paqeruajtës, duke vlerësuar se vazhdimi i tij, pasi e ka përfunduar punën, nuk i ndihmon askujt dhe mund t’i dëmtojë grupet e cenueshme.

Bruce kritikoi edhe pamundësinë e Këshillit të Sigurimit për të rishikuar mandatin e misionit, duke e cilësuar këtë si shenjë të mosfunksionimit të sistemit të OKB-së.

“Paaftësia jonë për të rishikuar mandatin e përhershëm të UNMIK-ut është një shenjë paralajmëruese serioze e mosfunksionimit të sistemit të OKB-së, është paaftësia jonë për të vepruar kur momenti e kërkon veprimin”, deklaroi ajo.

Në përfundim, përfaqësuesja amerikane theksoi se Këshilli i Sigurimit duhet të zgjedhë mes vazhdimit të misionit dhe administrimit më të mirë të burimeve të Kombeve të Bashkuara.

“Koha e këtij misioni ka përfunduar”, përfundoi Bruce.

UDHËTO LIRË.
UDHËTO KOMOD.

Rezervo online shpejt, lehtë dhe pa stres.

✓ Makina të pastra
✓ Shërbim profesional
✓ Çmime të arsyeshme

Related Posts

Gucati me dedikim prekës për vajzën e tij: Pusho në dritë, do mbetesh gjithmonë brenda meje!

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,Gucati, ka kujtuar me fjalë prekëse vajzën e tij, Donjetën, në 20-vjetorin e ndarjes së saj…

Avdiu: Gjendja e PDK-së është shumë ma e randë se e LDK-së

Analistja Zana Avdiu konsideron se aktualisht PDK-ja e ka të ardhmen më të vështirë sesa LDK-ja. Ajo, në emisionin Pressing në T7, tha: “Nuk mendoj që do…

Bedri Hamza jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK-së

Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Kryetari i deritashëm i partisë më të madhe opozitare njoftoi për vendimin në…

Revoltë” në Turqi kundër ‘Shtetit Bektashi’ të Ramës, kërkohet ndërhyja e Erdoganit!

“Revoltë” në Turqi kundër ‘Shtetit Bektashi’ të Ramës, kërkohet ndërhyja e Erdoganit! Kundërshtimet në Turqi ndaj projektit të Edi Ramës për krijimin e një “Shteti Bektashi” në…

Shokon Kreshnik Osmani: Edi Rama po nxit Amerikanët qe ta heqin nga Pushteti Albin Kurtin. Ja çka po i pregatit pas shpine

Në emisionin Kojshia Show, mysafir ishte: Kryetari i Partisë Lëvizja Atdheut, Kreshnik Osmani. Osmani, njihet ndryshe edhe si njeri qe njeh shumë mirë Gjeolpolitiken, veçanërisht e vendeve…

Seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën – çka thanë Konjufca, përfaqësuesja e SHBA-së dhe e Mbretërisë së Bashkuar?

Seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën: Konjufca kritikon Serbinë, SHBA-ja kërkon mbylljen e UNMIK-ut Të martën është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së…