free hit counter Zhvillimet brenda partisë, reagon Kica-Xhelili: Nuk dua një LDK të ndarë mes “atyre të kryetarit” dhe “gjashtë deputetëve” - FRESH

Zhvillimet brenda partisë, reagon Kica-Xhelili: Nuk dua një LDK të ndarë mes “atyre të kryetarit” dhe “gjashtë deputetëve”

Zhvillimet brenda partisë, reagon Kica-Xhelili: Nuk dua një LDK të ndarë mes “atyre të kryetarit” dhe “gjashtë deputetëve”

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar për zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke bërë thirrje për tejkalimin e ndarjeve dhe përplasjes së brendshme politike.

Në një postim në rrjetet sociale, Kica-Xhelili ka thënë se nuk dëshiron një LDK të ndarë mes mbështetësve të kryetarit Lumir Abdixhiku dhe gjashtë deputetëve që kanë dalë kundër marrëveshjes për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.

“Nuk dua një LDK të ndarë mes ‘atyre të kryetarit’ dhe ‘atyre të gjashtë deputetëve’. Nuk kam hyrë në LDK për të zgjedhur kampe brenda saj”, ka shkruar ajo.

Ajo ka theksuar se mospajtimi me vendimet e partisë apo të kryetarit nuk duhet të shihet si armiqësi apo mungesë integriteti politik.

“Në politikë duhet të dimë ta bëjmë dallimin mes mospajtimit dhe armiqësisë. Nëse LDK nuk është mjaftueshëm e fortë për të përballuar gjashtë vota ndryshe, atëherë problemi ynë është shumë më i madh se gjashtë vota”, ka deklaruar Kica-Xhelili.

Duke folur për kandidaturën e Bekim Sejdiut, deputetja e LDK-së ka thënë se e vlerëson atë si profesionist dhe person me integritet, por ka shprehur dyshime rreth procesit përmes të cilit është arritur marrëveshja me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Për Bekim Sejdiun kisha një vlerësim të qartë. E konsideroj profesionist dhe me integritet. Mospajtimet që janë krijuar rreth procesit nuk e ndryshojnë këtë vlerësim timin”, ka shkruar ajo.

Kica-Xhelili ka ngritur kritika edhe për mënyrën se si janë trajtuar afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

Sipas saj, afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht, ndërsa më pas është ndërtuar një interpretim tjetër se afati përfundonte më 6 shtator.

“Por sot, edhe ai afat i ‘paqartë’ është tejkaluar, ndërsa seanca është thirrur për 9 shtator”, ka shkruar ajo.

Ajo ka vlerësuar se kjo tashmë nuk është vetëm çështje e interpretimit juridik, por edhe e respektimit të kufijve kushtetues.

“Kjo nuk është më çështje interpretimi juridik. Është çështje e raportit që pushteti zgjedh të ketë me kufijtë që ia vendos Kushtetuta”, ka thënë Kica-Xhelili.

Megjithatë, ajo ka theksuar se kundërshtimi politik ndaj Kurtit nuk duhet të çojë në bllokim të institucioneve të Kosovës.

“Mund ta kundërshtosh pushtetin kur cenon rregullat dhe, njëkohësisht, të marrësh përgjegjësi kur vendi ka nevojë për zgjidhje”, ka shkruar ajo.

Në fund, Kica-Xhelili ka përcjellë një mesazh për partinë e saj, duke theksuar se interesi i Republikës duhet të jetë mbi përplasjet individuale.

“Askush prej nesh nuk është më i madh se LDK-ja. Dhe LDK-ja nuk është më e madhe se Republika”, ka përfunduar ajo.

UDHËTO LIRË.
UDHËTO KOMOD.

Rezervo online shpejt, lehtë dhe pa stres.

✓ Makina të pastra
✓ Shërbim profesional
✓ Çmime të arsyeshme

Related Posts

Haradinaj ‘dridhë’ vendin me deklaratë, sapo zbuloi këtë gjë

Haradinaj ‘dridhë’ vendin me deklaratë, sapo zbuloi këtë gjë Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e atëhershëm të Punëve të Brendshme,…

Lajm aspak i mirë për kosovarët që planifikojnë të marrin vizë pune për Gjermani

Lajm aspak i mirë për kosovarët që planifikojnë të marrin vizë pune për Gjermani Qytetarët e Kosovës që synojnë të punojnë në Gjermani mund të përballen me…

“Ta nanën krejt ata që…”, Çartet Nasim Haradinaj e shan me nënë

“Ta nanën krejt ata që…”, Çartet Nasim Haradinaj e shan me nënë Nasim Haradinaj reagon ashpër ndaj Arjan Konomit pas krahasimit të protestave në Tiranë me ato…

Topalli përmend emra të shqiptarëve që “ishin të lidhur me UDB-në”

Topalli përmend emra të shqiptarëve që “ishin të lidhur me UDB-në” Ish-veprimtari Faton Topalli ka përmendur emra të personave shqiptarë për të cilët ka pretenduar se kishin…

Berat Buzhala: Koalicioni i “hejterave” po amniston Rusinë, vetëm për të fajësuar Edi Ramën

Berat Buzhala: Koalicioni i “hejterave” po amniston Rusinë, vetëm për të fajësuar Edi Ramën Gazetari Berat Buzhala ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke ngritur…

“NUK KA PUSHTUES, KUSHDO QË TË JETË AI, QË MUND T’I KETË BËRË KOSOVËS MË SHUMË DËME SE KY KRYEMINISTËR”

“NUK KA PUSHTUES, KUSHDO QË TË JETË AI, QË MUND T’I KETË BËRË KOSOVËS MË SHUMË DËME SE KY KRYEMINISTËR” Analisti Baton Haxhiu ka dhënë deklarata të…