Zana Avdiu reagon pas qëndrimit të 6 deputetëve të LDK-së: “Qishtu po dojnë me mujt Kurtin a?”
Analistja Zana Avdiu ka reaguar pas qëndrimit të gjashtë deputetëve të LDK-së, të cilët dolën kundër vendimit të partisë lidhur me kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.
Avdiu, përmes një reagimi të shkurtër, ka ironizuar me situatën brenda LDK-së.
“Qishtu po dojnë me mujt Kurtin a? Ani se po. 🙂 Tash, pernime e merr VV-ja përqindjen e ka dashtë”, ka shkruar ajo.
Reagimi i saj vjen në kohën kur brenda LDK-së janë shfaqur dallime rreth qëndrimit për kandidatin për president, duke nxitur reagime të shumta në opinionin publik.
UDHËTO LIRË.
UDHËTO KOMOD.
Rezervo online shpejt, lehtë dhe pa stres.