Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se seanca për konstituimin e Kuvendit duhet të thirret nga kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari i cili ka bërë thirrje që procesi të zhvillohet pa incidente dhe pa tensione.

Kurti tha se Dehari synon ta thërrasë seancën për konstituimin e institucioneve, por theksoi se kjo duhet të bëhet në një situatë të qetë dhe pa përpjekje për përshkallëzim të situatës politike.
Tash seancën e thërret kryesuesi, që është Avni Dehari. Ai dëshiron ta thërrasë seancën për konstituim të institucioneve, por pa incidente, pa dhunë, pa përpjekje për ta tensionuar dhe më tej situatën”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, ata që kërkojnë me ngulm konstituimin e Kuvendit, ndërkohë që nuk e mbështesin zgjidhjen për presidentin e vendit, në fakt nuk janë të interesuar për funksionalizimin e institucioneve.
UDHËTO LIRË.
UDHËTO KOMOD.
Rezervo online shpejt, lehtë dhe pa stres.