free hit counter Pas 20 viteve Kosova si Kandahari”, Tërnava kërkon hetim për “Top Secretin”e Shehollit - FRESH

Pas 20 viteve Kosova si Kandahari”, Tërnava kërkon hetim për “Top Secretin”e Shehollit

“Pas 20 viteve Kosova si Kandahari”, Tërnava kërkon hetim për “Top Secretin”e Shehollit

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka reaguar lidhur me dokumentin e ashtuquajtur “Top Secret”, i cili është gjetur në telefonin e Fatmir Shehollit, të dyshuarit për spiunazh.

Në dokument pretendohet se përmes Bashkësisë Islame të Kosovës synohej shndërrimi i Kosovës në “Kandahar”.

Në një deklaratë, Tërnava u ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale dhe institucioneve kompetente që të verifikojnë autenticitetin, autorësinë dhe origjinën e dokumentit, si dhe mënyrën se si është përdorur.

“Çdo pretendim i paraqitur në publik duhet të verifikohet në mënyrë të plotë, profesionale dhe institucionale”, ka deklaruar Tërnava.

Ai i ka cilësuar si “jashtëzakonisht të rënda” pretendimet se BIK-u ka qenë nën ndikimin e shërbimeve të sigurisë serbe.

Tërnava ka kërkuar po ashtu që faktet të ndahen nga pretendimet dhe çështja të trajtohet përmes institucioneve të drejtësisë, duke bërë thirrje për shmangien e gjuhës që mund të nxisë përçarje ndërmjet komuniteteve fetare.

UDHËTO LIRË.
UDHËTO KOMOD.

Rezervo online shpejt, lehtë dhe pa stres.

✓ Makina të pastra
✓ Shërbim profesional
✓ Çmime të arsyeshme

Related Posts

Zhvillimet brenda partisë, reagon Kica-Xhelili: Nuk dua një LDK të ndarë mes “atyre të kryetarit” dhe “gjashtë deputetëve”

Zhvillimet brenda partisë, reagon Kica-Xhelili: Nuk dua një LDK të ndarë mes “atyre të kryetarit” dhe “gjashtë deputetëve” Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar për zhvillimet…

Kurti: 5,700 biznese dhe 17 mijë punëtorë më shumë se vitin e kaluar

Kurti: 5,700 biznese dhe 17 mijë punëtorë më shumë se vitin e kaluar   Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë këtij viti…

Zana Avdiu për vendimin e 6 deputetëve

Zana Avdiu reagon pas qëndrimit të 6 deputetëve të LDK-së: “Qishtu po dojnë me mujt Kurtin a?” Analistja Zana Avdiu ka reaguar pas qëndrimit të gjashtë deputetëve…

Situate e re politike, propozohet per presidente Anton Quni

Situate e re politike, propozohet per presidente Anton Quni Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku…

Boll është boll”, Reagon ashper Ramush Haradinaj

Boll është boll”, Reagon ashper Ramush Haradinaj Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me protestën e sotme të komunave para Qeverisë. Haradinaj, përmes një postimi…

6 deputetë kundër Bekim Sejdiut, reagon Gjinovci: Më në fund PDK-ja ia arriti

6 deputetë kundër Bekim Sejdiut, reagon Gjinovci: Më në fund PDK-ja ia arriti Analisti Rron Gjinovci ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, se…