free hit counter Ne po flasim për shtetin, ata për pushtetin” – PDK dhe Aleanca akuzojnë Kurtin për bllokim të institucioneve - FRESH

Ne po flasim për shtetin, ata për pushtetin” – PDK dhe Aleanca akuzojnë Kurtin për bllokim të institucioneve

“Ne po flasim për shtetin, ata për pushtetin” – PDK dhe Aleanca akuzojnë Kurtin për bllokim të institucioneve

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Arian Tahiri, dhe deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, kanë kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për bllokim të institucioneve dhe të funksionalizimit të shtetit.

Deklaratat janë bërë në Kuvend, ku deputetë të PDK-së dhe Aleancës janë mbledhur për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.

Tahiri ka thënë se, pavarësisht mbështetjes së marrë në zgjedhje, Kurti, sipas tij, po ndjek një qasje politike që po e pengon funksionalizimin e institucioneve.

“Po e shohim dhe besoj shumë që janë vetëdijësuar qytetarët e Republikës së Kosovës e më së shumti votuesit e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes që Albin Kurtit nuk po i mjafton pushteti 100%. Ai e do përmbysjen e shtetit”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka kritikuar edhe takimet ndërmjet Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke kërkuar që të arrihet një marrëveshje politike dhe të vazhdojë funksionalizimi i Kuvendit.

“Pse nuk po e mbërrin marrëveshjen politike? Pse nuk po e gjejnë kandidatin e përbashkët? Pse nuk po vjen Kuvendi me funksionalizu Kuvendin, se presidenti që ka me u zgjedh ka me u zgjedh prej këtij Kuvendi”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, bllokada institucionale po cenon rendin kushtetues dhe po krijon pasiguri për qytetarët.

“Na në vazhdimësi jemi këtu, bashkë me kolegët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës… kur është në pyetje shteti i Kosovës nuk nënshtrohemi, nuk dorëzohemi”, ka deklaruar Tahiri.

Ndërkohë, Burim Ramadani ka thënë se situata aktuale nuk duhet të shihet si betejë partiake, por si çështje që lidhet me funksionimin e shtetit.

“Ne po flasim për shtetin. Ata për pushtetin. Ne po flasim për jetën e qytetarëve. Ata veç për poste”, ka thënë Ramadani.

Ai ka kritikuar deputetët e Vetëvendosjes për, siç pretendon ai, mungesën në Kuvend, duke thënë se një pjesë e tyre janë jashtë vendit, ndërsa të tjerë janë të angazhuar në biznes apo në pozita qeveritare.

Ramadani ka thënë se qytetarët po përballen me pasiguri dhe se kjo gjendje nuk mund të zgjidhet përmes bllokadave institucionale.

“Qytetari pyet: A po punon shteti?”, është shprehur ai.

Ramadani ka kritikuar edhe mënyrën se si po zhvillohen takimet politike për tejkalimin e ngërçit, duke pretenduar se diskutimet po përqendrohen kryesisht në ndarjen e posteve.

“Kush-çfarë posti po merr! Kush-kujt po i propozon një emër për një post”, ka deklaruar ai.

Në anën tjetër, Tahiri ka thënë se qytetarët presin rezultate konkrete nga institucionet dhe më shumë drejtësi e barazi, veçanërisht për të rinjtë.

“Qytetarët e Kosovës presin punë, presin projekte konkrete dhe presin rezultate të cilat janë në dobi të tyre”, ka thënë Tahiri.

Të dy përfaqësuesit kanë bërë thirrje për funksionalizimin e institucioneve, ndërsa kanë paralajmëruar vazhdimin e kundërshtimit politik ndaj, siç e cilësojnë ata, bllokimit institucional.

UDHËTO LIRË.
UDHËTO KOMOD.

Rezervo online shpejt, lehtë dhe pa stres.

✓ Makina të pastra
✓ Shërbim profesional
✓ Çmime të arsyeshme

Related Posts

Zhvillimet brenda partisë, reagon Kica-Xhelili: Nuk dua një LDK të ndarë mes “atyre të kryetarit” dhe “gjashtë deputetëve”

Zhvillimet brenda partisë, reagon Kica-Xhelili: Nuk dua një LDK të ndarë mes “atyre të kryetarit” dhe “gjashtë deputetëve” Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar për zhvillimet…

Kurti: 5,700 biznese dhe 17 mijë punëtorë më shumë se vitin e kaluar

Kurti: 5,700 biznese dhe 17 mijë punëtorë më shumë se vitin e kaluar   Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë këtij viti…

Zana Avdiu për vendimin e 6 deputetëve

Zana Avdiu reagon pas qëndrimit të 6 deputetëve të LDK-së: “Qishtu po dojnë me mujt Kurtin a?” Analistja Zana Avdiu ka reaguar pas qëndrimit të gjashtë deputetëve…

Situate e re politike, propozohet per presidente Anton Quni

Situate e re politike, propozohet per presidente Anton Quni Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku…

Boll është boll”, Reagon ashper Ramush Haradinaj

Boll është boll”, Reagon ashper Ramush Haradinaj Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me protestën e sotme të komunave para Qeverisë. Haradinaj, përmes një postimi…

6 deputetë kundër Bekim Sejdiut, reagon Gjinovci: Më në fund PDK-ja ia arriti

6 deputetë kundër Bekim Sejdiut, reagon Gjinovci: Më në fund PDK-ja ia arriti Analisti Rron Gjinovci ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, se…