free hit counter Kantoni i Zürichut vendos të ndalojë shamitë në shkolla - FRESH

Kantoni i Zürichut vendos të ndalojë shamitë në shkolla

Kantoni i Zürichut vendos të ndalojë shamitë në shkolla

Parlamenti Kantonal i Zürichut ka votuar të hënën për ndalimin e shamisë në shkollat publike.

Vendimi erdhi pas mbështetjes së një nisme nga Partia Popullore e Zvicrës (SVP), e cila kërkoi ndalimin e plotë të shamisë si për mësueset, ashtu edhe për nxënëset, transmeton Telegrafi.

Sipas SVP-së, shamia përfaqëson “një simbol të shtypjes dhe të islamit politik”, me argumentin se ajo nuk ka vend në institucionet publike arsimore. Pro kësaj nisme votuan edhe liberalët (FDP) dhe parti të tjera të vogla.

Në krahun tjetër, kundër u rreshtuan socialdemokratët, të gjelbrit dhe parti të qendrës, të cilat argumentuan se kjo masë cenon lirinë e besimit fetar.

Qeveria e kantonit të Zürichut kishte sinjalizuar mbështetjen e nismës për këtë hap përpara votimit në parlament dhe tashmë ka në dispozicion dy vjet kohë për të përgatitur propozimin konkret për zbatimin e këtij ligji.

Ndalimi i shamisë për mësueset zbatohet edhe në kantone të tjera si Bernë apo Gjenevë, ndërsa javën e kaluar edhe parlamenti i kantonit Aargau mori një vendim të ngjashëm.

Megjithatë, përfshirja e nxënëseve në këtë ndalim mbetet pika më e debatueshme nga ana ligjore. Në vitin 2015, Gjykata Supreme Federale pas një rasti të iniciuar në qytetin St. Margrethen (Zvicra lindore) kishte vendosur se interesi publik – si neutraliteti shtetëror apo barazia gjinore – nuk mjafton juridikisht për t’u ndaluar nxënëseve mbajtjen e shamisë në mësim.

Përveç vendimit për simbolin fetar, parlamenti i Zürichut miratoi të hënën edhe një masë tjetër strikte për ambientet arsimore: ndalimin e plotë të përdorimit të celularëve privatë, tabletëve dhe kompjuterëve personalë në të gjitha shkollat publike të kantonit.

UDHËTO LIRË.
UDHËTO KOMOD.

Rezervo online shpejt, lehtë dhe pa stres.

✓ Makina të pastra
✓ Shërbim profesional
✓ Çmime të arsyeshme

Related Posts

Zhvillimet brenda partisë, reagon Kica-Xhelili: Nuk dua një LDK të ndarë mes “atyre të kryetarit” dhe “gjashtë deputetëve”

Zhvillimet brenda partisë, reagon Kica-Xhelili: Nuk dua një LDK të ndarë mes “atyre të kryetarit” dhe “gjashtë deputetëve” Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar për zhvillimet…

Kurti: 5,700 biznese dhe 17 mijë punëtorë më shumë se vitin e kaluar

Kurti: 5,700 biznese dhe 17 mijë punëtorë më shumë se vitin e kaluar   Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë këtij viti…

Zana Avdiu për vendimin e 6 deputetëve

Zana Avdiu reagon pas qëndrimit të 6 deputetëve të LDK-së: “Qishtu po dojnë me mujt Kurtin a?” Analistja Zana Avdiu ka reaguar pas qëndrimit të gjashtë deputetëve…

Situate e re politike, propozohet per presidente Anton Quni

Situate e re politike, propozohet per presidente Anton Quni Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku…

Boll është boll”, Reagon ashper Ramush Haradinaj

Boll është boll”, Reagon ashper Ramush Haradinaj Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me protestën e sotme të komunave para Qeverisë. Haradinaj, përmes një postimi…

6 deputetë kundër Bekim Sejdiut, reagon Gjinovci: Më në fund PDK-ja ia arriti

6 deputetë kundër Bekim Sejdiut, reagon Gjinovci: Më në fund PDK-ja ia arriti Analisti Rron Gjinovci ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, se…