free hit counter Mekuli: Ata që e duan Kosovën të përçarë nuk i gëzohen marrëveshjes - FRESH

Mekuli: Ata që e duan Kosovën të përçarë nuk i gëzohen marrëveshjes

Mekuli: Ata që e duan Kosovën të përçarë nuk i gëzohen marrëveshjes

Gazetari dhe analisti Gëzim Mekuli ka reaguar lidhur me marrëveshjen për një emër të përbashkët për Presidentin e Kosovës, duke e cilësuar atë si një zhvillim pozitiv për vendin dhe institucionet.

Në një reagim të tij, Mekuli shprehet se pas një periudhe të gjatë përçarjesh politike, arritja e një marrëveshjeje për një çështje kaq të rëndësishme shtetërore duhet të mirëpritet nga të gjithë.

Ai thekson se nga një marrëveshje e tillë, sipas tij, përfitojnë institucionet, qytetarët dhe vetë Kosova.

Mekuli ka kritikuar ndërkohë ata që, sipas tij, e kanë parë Kosoven si hapësirë për interesa personale dhe politike, duke përmendur edhe qarqe politike e mediatike që, në vlerësimin e tij, ushqehen me konflikt, zhurmë dhe përçarje.

Bekimi bekon Kosovën; Një lajm që duhet ta gëzojë Kosovën

Marrëveshja për një emër të përbashkët për Presidentin e Kosovës është lajm i mirë për Republikën tonë. Dhe lajmit të mirë, sidomos kur vjen pas një kohe të gjatë përçarjesh politike, duhet t’i gëzohen të gjithë shqiptarët, në Kosovë dhe jashtë saj.

Ky është një lajm që nuk i gëzon vetëm ata që e duan Kosovën të dobët, të përçarë e të pafuqishme; Natyrisht, nuk i gëzohet “miku Vuçiq” këtij lajmi. Qebesa nuk i gëzohen këtij lajmi as rrymat destruktive politike dhe mediatike; Nuk i gëzohen ata që Kosovën e kanë parë si pazar e si BitCoin për interesa personale.

Të dashur lexues,

Urologu: Armiku numër 1 i prostatitit! Burrat duhet ta lexojnë patjetër!

Bukuria dhe shëndeti

Ndoshta, ka mundësi e bënë vaki, së këtij lajmi nuk i gëzohet as një pjesë e opozitës së Prishtinës; Ndoshta, ka mundësi e bënë vaki, as disa analistë e media që janë mësuar ta ushqejnë publikun me konflikt, zhurmë, sharje, ofendime, frikë e përçarje, nuk i gëzohen këtij lajmi të mirë. E aq më pak nuk i gëzohen hiq këtij lajmi ata që, siç pretendohet, kanë pasur lidhje të fshehta e interesa me qarqe të BIA-s serbe e të dreqit.

Por populli i Kosovës duhet t’i gëzohet fort këtij haberi. Sepse kur dy forca politike arrijnë marrëveshje për një çështje kaq të rëndësishme shtetërore, fitojnë institucionet, fiton populli, shqiptarët dhe fiton Kosova.

Konsekuent deri në pikë të fundit; Kosova jonë e vockël nuk ka nevojë për më shumë inate, BLLOKADA dhe armiqësi; Kosova jonë e madhe, e madhe sa krejt bota, ka lazem për marrëveshje dhe “kapërcime të rubikonit” kur ato marrëveshje i shërbejnë kombit shqiptar, popullit, (pa dallim etnie, kulture, gjinie, statusi social a përkatësie fetare), pra Kosovës.

Sot duhet të gëzohemi për Kosovën; Krejt e të gjithë!

UDHËTO LIRË.
UDHËTO KOMOD.

Rezervo online shpejt, lehtë dhe pa stres.

✓ Makina të pastra
✓ Shërbim profesional
✓ Çmime të arsyeshme

Related Posts

Zhvillimet brenda partisë, reagon Kica-Xhelili: Nuk dua një LDK të ndarë mes “atyre të kryetarit” dhe “gjashtë deputetëve”

Zhvillimet brenda partisë, reagon Kica-Xhelili: Nuk dua një LDK të ndarë mes “atyre të kryetarit” dhe “gjashtë deputetëve” Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar për zhvillimet…

Kurti: 5,700 biznese dhe 17 mijë punëtorë më shumë se vitin e kaluar

Kurti: 5,700 biznese dhe 17 mijë punëtorë më shumë se vitin e kaluar   Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë këtij viti…

Zana Avdiu për vendimin e 6 deputetëve

Zana Avdiu reagon pas qëndrimit të 6 deputetëve të LDK-së: “Qishtu po dojnë me mujt Kurtin a?” Analistja Zana Avdiu ka reaguar pas qëndrimit të gjashtë deputetëve…

Situate e re politike, propozohet per presidente Anton Quni

Situate e re politike, propozohet per presidente Anton Quni Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku…

Boll është boll”, Reagon ashper Ramush Haradinaj

Boll është boll”, Reagon ashper Ramush Haradinaj Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me protestën e sotme të komunave para Qeverisë. Haradinaj, përmes një postimi…

6 deputetë kundër Bekim Sejdiut, reagon Gjinovci: Më në fund PDK-ja ia arriti

6 deputetë kundër Bekim Sejdiut, reagon Gjinovci: Më në fund PDK-ja ia arriti Analisti Rron Gjinovci ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, se…