
Nga kombinimet klasike që dikur ishin kudo te nuancat që e bëjnë dhomën të duket e ftohtë apo e rënduar – ja cilat zgjedhje po dalin nga moda në vitin 2026Kur bëhet fjalë për mobilimin e dhomës së gjumit, funksionaliteti nuk është i vetmi element që duhet të keni parasysh.
Ngjyrat dhe modelet e çarçafëve, mbulesave dhe jastëkëve ndikojnë shumë në pamjen e përgjithshme të hapësirës.Nëse dëshironi një dhomë më moderne në vitin 2026, dizajnerët e interierit këshillojnë të shmangni disa ngjyra dhe stile që po dalin nga moda.
Sipas tyre, disa zgjedhje mund ta bëjnë dhomën të duket e ftohtë, e rënduar ose e vjetëruar.
Gri dhe e bardhë Është koha të largoheni nga kombinimi klasik i grisë me të bardhën, thotë Meghan Jay, themeluese e Meghan Jay Design.
Sipas saj, këto nuanca mund të duken sterile dhe ta bëjnë dhomën të duket e ftohtë e pa gjallëri.Në vend të tyre, ajo sugjeron ngjyra më të ngrohta, si terrakota dhe portokallia e djegur, të cilat pritet të jenë më të pranishme në dhomat e gjumit gjatë vitit 2026.Nëse nuk dëshironi ndryshime të mëdha, mund t’i shtoni këto nuanca përmes jastëkëve, mbulesave ose detajeve të tjera dekorative, transmeton Telegrafi.
Kompletet ku gjithçka përputhet Një tjetër tendencë që po largohet është përdorimi i çarçafëve, jastëkëve dhe mbulesave në të njëjtën ngjyrë dhe stil.Në vend që çdo element të jetë identik, dizajnerët sugjerojnë kombinimin e ngjyrave dhe modeleve të ndryshme.“Njerëzit po kërkojnë gjithnjë e më shumë të krijojnë një pamje të çlirët dhe eklektike, duke kombinuar modele dhe ngjyra”, thotë Jay.Kompletet identike do t’i përkasin së kaluarës.
UDHËTO LIRË.
UDHËTO KOMOD.
Rezervo online shpejt, lehtë dhe pa stres.