free hit counter Nga Dhurata Dora te Buta - artistët shqiptarë që do të pushtojnë Sunny Hill Festival 2026 - FRESH

Nga Dhurata Dora te Buta – artistët shqiptarë që do të pushtojnë Sunny Hill Festival 2026

Sunny Hill Festival edhe këtë vit do t’i kushtojë një vëmendje të veçantë skenës shqiptare, duke sjellë një listë të pasur me artistë të njohur dhe emra të rinj që do të performojnë para publikut në Prishtinë.Në mesin e artistëve shqiptarë që do të ngjiten në skenë janë disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës vendore përfshirë: Dhurata Dora, Ledri Vula, Lumi B, Lyrical Son, MC Kresha dhe Buta.

Këta artistë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e skenës pop dhe hip-hop shqiptare, duke sjellë ndër vite hite të shumta dhe duke krijuar një bazë të madhe fansash brenda dhe jashtë trojeve shqiptare.

View this post on Instagram A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival)Pjesë e festivalit do të jenë edhe artistë të tjerë si Eko, Sahati dhe grupi legjendar "Asgjë Sikur Dielli", të cilët përfaqësojnë stile të ndryshme muzikore dhe sjellin një tjetër dimension në programin e festivalit.Sunny Hill do të jetë gjithashtu një mundësi për publikun që të zbulojë dhe të mbështesë emra të rinj të skenës shqiptare.

View this post on Instagram A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival)Në skenë do të performojnë Bana Zahiti, Erëza Çerkini, La Fazani, Rreze, Sytë, Anitë, Art Haliti, Jolle, Ilo, Caboo dhe Uran B, artistë që po sjellin energji të re në muzikën moderne shqiptare.Një nga emrat që ka tërhequr vëmendje është edhe Gjin Lipa, vëllai i superyllit ndërkombëtar Dua Lipa, i cili do të jetë pjesë e 'C4 Stage'.

View this post on Instagram A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival)Prania e tij në festival shton edhe më shumë interesin për skenën e artistëve dhe krijuesve të rinj shqiptarë.

View this post on Instagram A post shared by Gjin Lipa (@gjin)Me këtë përzgjedhje artistësh, Sunny Hill Festival synon të pasqyrojë larminë e muzikës shqiptare, duke bashkuar emra të afirmuar me talente të reja.

UDHËTO LIRË.
UDHËTO KOMOD.

Rezervo online shpejt, lehtë dhe pa stres.

✓ Makina të pastra
✓ Shërbim profesional
✓ Çmime të arsyeshme

Related Posts

Zhvillimet brenda partisë, reagon Kica-Xhelili: Nuk dua një LDK të ndarë mes “atyre të kryetarit” dhe “gjashtë deputetëve”

Zhvillimet brenda partisë, reagon Kica-Xhelili: Nuk dua një LDK të ndarë mes “atyre të kryetarit” dhe “gjashtë deputetëve” Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar për zhvillimet…

Kurti: 5,700 biznese dhe 17 mijë punëtorë më shumë se vitin e kaluar

Kurti: 5,700 biznese dhe 17 mijë punëtorë më shumë se vitin e kaluar   Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë këtij viti…

Zana Avdiu për vendimin e 6 deputetëve

Zana Avdiu reagon pas qëndrimit të 6 deputetëve të LDK-së: “Qishtu po dojnë me mujt Kurtin a?” Analistja Zana Avdiu ka reaguar pas qëndrimit të gjashtë deputetëve…

Situate e re politike, propozohet per presidente Anton Quni

Situate e re politike, propozohet per presidente Anton Quni Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku…

Boll është boll”, Reagon ashper Ramush Haradinaj

Boll është boll”, Reagon ashper Ramush Haradinaj Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me protestën e sotme të komunave para Qeverisë. Haradinaj, përmes një postimi…

6 deputetë kundër Bekim Sejdiut, reagon Gjinovci: Më në fund PDK-ja ia arriti

6 deputetë kundër Bekim Sejdiut, reagon Gjinovci: Më në fund PDK-ja ia arriti Analisti Rron Gjinovci ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, se…