free hit counter Alfred Cako tregon si rrëzohet Rama brenda 5 ditësh: Ja detajet nga plani radikal për bllokimin e shtetit - FRESH

Alfred Cako tregon si rrëzohet Rama brenda 5 ditësh: Ja detajet nga plani radikal për bllokimin e shtetit

Konspiracionisti Alfred Cako ka komentuar mbi mënyrën se si, sipas tij, mund të rrëzohet qeveria e Edi Ramës brenda disa ditësh, duke folur për nevojën e një organizimi të fortë të protestave dhe një bojkoti të taksave për disa muaj. Në një analizë të tij, ai shprehet se mjaftojnë disa ditë bllokimi të rrugëve dhe institucioneve kryesore për të krijuar një krizë të madhe politike, ndërsa thekson se lëvizja “Foltorja”, sipas tij, nuk ka arritur të japë rezultat për shkak të mungesës së organizimit.

Cako propozon krijimin e një grupi të ri koordinimi me qytetarë dhe aktivistë, të cilët do të drejtonin protestat me rotacion dhe do të kishin rol zëdhënës. Ai përmend edhe disa emra publikë si pjesë e një grupi të mundshëm që, sipas tij, kanë kontribuar në debatet publike për ndryshime politike.

Analiza e Alfred Cakos

“Protestat duan organizim për ta kolapsuar sistemin. Mjaftojnë 5 ditë të bllokohen rrugët dhe 4-5 institucione. Njerëzit mos paguajnë taksat dhe tatimet 2-3 muaj dhe Rama & sionistët & trumpistët, bien në Tiranë. Foltorja s’ka ide, s’ka prestigj, është vetë e çorganizuar dhe nuk po jep rendiment. Duhet të krijohet një grup organizimi miks me qytetarët e sprovuar antisistem dhe 1 koordinator nga grupi që do drejtojë vetëm 1 javë grupin me rrotacion dhe do jetë për 1 javë zëdhënës i protestës.

Ky grup gjithëpërfshirës prej 9 ose 11 vetash duhet të shpallet ashtu si edhe koordinatori i javës. Nëse një nga këta kërcënohet nga qeveria, kjo do të ishte vepër penale. Unë u përpoqa 2 herë t’i bashkoja faktorët e qenësishëm por pordhacët e foltores nuk u afruan, megjithëse ja u bëmë ftesat dy ditë publikisht. Nëse protestat dështojnë bie atdheu nën thundrën sioniste. Pastaj në vend të Ramës, duhen varur njerëzit e Foltores.

Arsyen pse nuk erdhën në takim e dinë ata të foltores! Nëse këtyre ju duket se koha ka filluar kur këta sollën një mikrofon në stadium, po ju jap unë ca emra që kanë punuar për këtë ditë dhe e kanë filluar kur këta të foltores i ushqente gjyshja me biberon: Elena Kocaqi, Kastriot Çipi, Marin Mema, Dritan Goxhaj, Armir Shkurti, Fatos Lubonja, Sazan Gurri, Hajro Limaj, etj.

Ky propozim s’ka lidhje me ndonjë objektiv timin personal, ju them se unë dua të jem thjesht një katalizator i procesit dhe jo anëtar i këtij grupi a i ndonjë partie politike që mund të krijohet. Ftoj publikisht për herë të tretë pordhacët shpëtimtarë të Foltores të bëhen palë në këtë përpjekje timen. Duhet ta dinë se ata s’kanë as gjunjë e as mend të mbajnë peshën e stërmadhe të protestës dhe të historisë”, tha Cako.

Presioni

Presioni i mazhorancës është shumë i madh pasi ditën e djeshme u mbajt protesta e 25 radhazi e revoltës qytetare kundër qeverisë. Ajo që nisi si një kundërshtim ndaj projektit të resortit në Zvërnec dhe Sazan është shndërruar në një lëvizje shumë më të gjerë, me kërkesa që shkojnë përtej çështjeve mjedisore dhe prekin drejtpërdrejt qeverisjen, emigracionin, korrupsionin dhe të ardhmen e vendit.

Prej më shumë se tre javësh, mijëra qytetarë mbushin çdo mbrëmje bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin para Kryeministrisë. Mes flamujve kombëtarë, pankartave dhe thirrjeve kundër qeverisë, kërkesa kryesore mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës socialiste. Kjo lëvizje ka marrë gradualisht karakteristikat e një proteste qytetare, ku pjesëmarrja nuk dominohet nga partitë, por nga qytetarë, familje, të rinj, profesionistë dhe emigrantë të kthyer për pushime.

Në mbrëmje, pasi përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin që tashmë është bërë pjesë e ritualit të përditshëm të protestës. Rrugët kryesore të Tiranës mbushen nga kolona të gjata njerëzish që lëvizin nën brohoritma dhe këngë patriotike.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i kësaj proteste është diaspora. Shqiptarë në Londër, Vjenë, Mynih, e qytete të ndryshme në SHBA dhe Kanada kanë organizuar tubime solidariteti në mbështetje të protestuesve në Shqipëri. Qindra shqiptarë që mbajnë në shpinë flamurin kuqezi kanë përcjellë mesazhe mbështetjeje për zhvillimet në Tiranë. Thirrja “Rama, jepe dorëheqjen” është bërë tashmë refreni i përbashkët i protestave brenda dhe jashtë vendit. Mbetet të shohim nëse protestuesit do të ndryshojnë linjë, për ta përshkallëzuar më tej këtë protestë, pasi kryeministri deri më tani ka thënë se nuk e jep dorëheqjen.

UDHËTO LIRË.
UDHËTO KOMOD.

Rezervo online shpejt, lehtë dhe pa stres.

✓ Makina të pastra
✓ Shërbim profesional
✓ Çmime të arsyeshme

Related Posts

Zhvillimet brenda partisë, reagon Kica-Xhelili: Nuk dua një LDK të ndarë mes “atyre të kryetarit” dhe “gjashtë deputetëve”

Zhvillimet brenda partisë, reagon Kica-Xhelili: Nuk dua një LDK të ndarë mes “atyre të kryetarit” dhe “gjashtë deputetëve” Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar për zhvillimet…

Kurti: 5,700 biznese dhe 17 mijë punëtorë më shumë se vitin e kaluar

Kurti: 5,700 biznese dhe 17 mijë punëtorë më shumë se vitin e kaluar   Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë këtij viti…

Zana Avdiu për vendimin e 6 deputetëve

Zana Avdiu reagon pas qëndrimit të 6 deputetëve të LDK-së: “Qishtu po dojnë me mujt Kurtin a?” Analistja Zana Avdiu ka reaguar pas qëndrimit të gjashtë deputetëve…

Situate e re politike, propozohet per presidente Anton Quni

Situate e re politike, propozohet per presidente Anton Quni Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku…

Boll është boll”, Reagon ashper Ramush Haradinaj

Boll është boll”, Reagon ashper Ramush Haradinaj Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me protestën e sotme të komunave para Qeverisë. Haradinaj, përmes një postimi…

6 deputetë kundër Bekim Sejdiut, reagon Gjinovci: Më në fund PDK-ja ia arriti

6 deputetë kundër Bekim Sejdiut, reagon Gjinovci: Më në fund PDK-ja ia arriti Analisti Rron Gjinovci ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, se…