free hit counter Trupi gjykues ka nisur takimet për aktgjykimin, Haga: Secili gjykatës paraqet përfundimet e veta për secilën pikë - FRESH

Trupi gjykues ka nisur takimet për aktgjykimin, Haga: Secili gjykatës paraqet përfundimet e veta për secilën pikë

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë është përmbyllur më 18 shkurt të këtij viti, për të pritur vendimin final të trupit gjykues.

Dhomat e Specializuara për Kosovën kanë konfirmuar se, tashmë trupi gjykues i ka filluar kuvendimet për të përpiluar aktgjykimin, por që këto takime janë konfidenciale.

“Po, pas mbylljes së çështjes gjyqësore kanë filluar kuvendimet. Në përputhje me Rregulloren, gjatë kuvendimeve konfidenciale, secili gjykatës paraqet pikëpamjet dhe përfundimet e veta në lidhje me secilën pikë që shqyrtohet. Gjykatësit do të vlerësojnë çdo provë duke pasur parasysh tërësinë e provave të administruara prej tyre në gjykim. Konstatimi për fajësinë bëhet vetëm në qoftë se Trupi Gjykues bindet se fajësia është provuar përtej dyshimit të arsyeshëm.”, thuhet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për Dukagjinin,

Ish-krerët e UÇK-së, janë në masën e paraburgimit nga viti 2020.

E të pyetur rreth kësaj çështje, meqë së fundmi u liruan nga masa e paraburgimit të akuzuarit e tjerë, në rastin ku është i përfshirë edhe Hashim Thaçi për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë, nga Gjykata Speciale thanë se lidhet me rrethanat individuale të secilit të akuzuar.

“Çdo vendim në lidhje me paraburgimin merret bazuar në rrethanat individuale të secilit person të paraburgosur. Konkretisht, në lidhje me z. Thaçi, Gjykatësi i Vetëm konstatoi se vazhdon të ekzistojë një rrezik real që, në qoftë se lirohet, z. Thaçi mund të pengojë ecurinë e procesit gjyqësor dhe se ekziston edhe rreziku që z. Thaçi të kryejë vepra penale të tjera. Në lidhje me gjykimin për krime lufte, Trupi Gjykues konstatoi se ekziston rreziku që z. Thaçi të pengojë procesin gjyqësor dhe të kryejë vepra penale të tjera, përfshirë ndaj dëshmitarëve që kanë dhënë dëshmi në çështjen gjyqësore dhe/ose ndaj dëshmitarëve që mund të thirren për të dëshmuar në procesin gjyqësor paralel.”

Derisa tashmë ka nisur rrjedhja e afatit prej 90 ditësh për marrjen e vendimit, në Fondin për të Drejtën Humanitare thonë se ky afat mund të zgjatet për shkak të rastit.

“Ka mundësi që të shtohet afati për arsye se kanë qenë më shumë se 130 dëshmitarë të cilët janë dëgjuar dhe një dëshmitarë është dëgjuar në disa seanca dhe të gjitha këto provat, deklaratat provat materiale që janë me mijëra faqe duhet të lexohen me kujdes të analizohen me kujdes nga trupi gjykues nga stafi që ndihmon trupin gjykues dhe më pastaj të përpilohet dhe arsyetohet vendimi.”, ka thënë Amer Aliiaj nga Fondi për të drejtën Humanitare

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit, në një proces që ka nisur në Hagë në prillin e 2023.

UDHËTO LIRË.
UDHËTO KOMOD.

Rezervo online shpejt, lehtë dhe pa stres.

✓ Makina të pastra
✓ Shërbim profesional
✓ Çmime të arsyeshme

Related Posts

Zhvillimet brenda partisë, reagon Kica-Xhelili: Nuk dua një LDK të ndarë mes “atyre të kryetarit” dhe “gjashtë deputetëve”

Zhvillimet brenda partisë, reagon Kica-Xhelili: Nuk dua një LDK të ndarë mes “atyre të kryetarit” dhe “gjashtë deputetëve” Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar për zhvillimet…

Kurti: 5,700 biznese dhe 17 mijë punëtorë më shumë se vitin e kaluar

Kurti: 5,700 biznese dhe 17 mijë punëtorë më shumë se vitin e kaluar   Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë këtij viti…

Zana Avdiu për vendimin e 6 deputetëve

Zana Avdiu reagon pas qëndrimit të 6 deputetëve të LDK-së: “Qishtu po dojnë me mujt Kurtin a?” Analistja Zana Avdiu ka reaguar pas qëndrimit të gjashtë deputetëve…

Situate e re politike, propozohet per presidente Anton Quni

Situate e re politike, propozohet per presidente Anton Quni Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku…

Boll është boll”, Reagon ashper Ramush Haradinaj

Boll është boll”, Reagon ashper Ramush Haradinaj Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me protestën e sotme të komunave para Qeverisë. Haradinaj, përmes një postimi…

6 deputetë kundër Bekim Sejdiut, reagon Gjinovci: Më në fund PDK-ja ia arriti

6 deputetë kundër Bekim Sejdiut, reagon Gjinovci: Më në fund PDK-ja ia arriti Analisti Rron Gjinovci ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, se…