Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar thirrjen e seancës së Kuvendit për amendamentet kushtetuese që lidhen me zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit.

Ai tha se nuk është në rregull që një temë kaq e rëndësishme të trajtohet vetëm pak orë para përfundimit të mandatit të presidentes aktuale, Vjosa Osmani.

“Para 15 minutash e ftuan seancën. Kjo i bie që për tema kaq të rëndësishme, për ndryshime kushtetuese, edhe pse PDK vazhdimisht ka qenë e hapur që presidenti ka mundësi të zgjidhet me votë të drejtpërdrejtë. Jo në 2–3 orët e fundit, jo për një temë kaq të rëndësishme”, ka deklaruar Hamza.